English

Haga vendos datën 21 tetor, për nisjen e procesit të gjyqit ndaj Karaxhiç

Hagë, 15 tetor NOA - Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka caktuar 21 tetor si nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serbo-boshnjak, Radovan Karaxhiç.

Ai akuzohet për genocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë në vitet '90.

Karaxhiç u arrestua në Serbi vitin e kaluar pasi i kishte shpëtuar drejtësisë për mbi një dhjetëvjeçar.

Ai u përpoq që ta shtynte nisjen e procesit, duke argumentuar se i nevojiteshin dhjetë muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen.

Shtyrja e fundit e datës së nisjes së procesit është bërë që Karaxhiç, që do të vetëmbrohet, të ketë kohë për të shqyrtuar dokumentet e reja të prokurorisë.

m.i/NOA

KOMENTE