Tiranë, 15 tetor, NOA - "Italishtja mes shkencës, artit dhe teknologjisë" është tema e zgjedhur për edicionin IX të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, manifestim i promovuar nga ministria e Punëve të Jashtme Italiane dhe nga Accademia della Crusca me qëllim përhapjen e gjuhës italiane nëpër botë.
Nga 20 deri në 23 tetor, do të mbahen në Tiranë iniciativa të shumta dedikuar kësaj teme, të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me disa institucione kulturore shqiptare si Fakulteti i Inxhinierisë dhe ai i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës, Teatri Kombëtar.
Për të kujtuar 100-vjetorin e publikimit të Manifestit të Parë të Futurizmit, dy konferenca do të trajtojnë këtë lëvizje avangaurde nga pikëpamja artistike dhe letrare.
Nga ana e tij, profesor Enrico Crispolti, historian i artit kontemporan që është eksperti më i mirë italian i Lëvizjes futuriste, do të inagurojë më 20 tetor, edicionin e IX të Javës me një referat me titull "Identiteti dhe karakteri histroik i Futurizmit".
Ndërsa profesor Matteo D'Ambrosio, pedagog letërsie në Universitetin "Federico II", do të japë një bilanc kritik të poezisë dhe letërsisë futuriste.
Do të prezantohet gjithashtu pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë një ekspozitë mbi veprën e një prej protagonistëve të Futurizmit, Mino Delle Site, e vënë në dispozicion nga Arkivi i Site dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.Â
Ndërsa rreziku i madh sizmik i Shqipërisë dhe tragjedia e fundit e ndodhur në Abruzzo e bëjnë shumë aktuale ndërhyrjen që prof.arch. Mario Antonio De Cunzo do të mbajë më 22 tetor, mbi temën e restaurimit të objekteve kulturore në zona sizmike, mbi bazën e eksperiencës së tij si drejtor për provincat e Avellinos dhe Salernos pas tërmetit shkatërrimtar të 1980-s.
Nga ana tjetër, shkencave politike do t'u dedikohet më 23 tetor pranë universitetit Europian të Tiranës, konferenca e prof. Gianfranco Pasquino, pedagog i Shkencave politike në Universitetin e Bolognas, student i Norberto Bobbio e Giovanni Sartori, me titull "Demokraci ideale dhe demokraci reale".Â
Argetues do të jete spektakli "Matematika në kuzhinë" që Compagnia Pupi e Fresedde - Teatro di Rifredi e Firences do të prezantojë më 20 tetor, në Teatrin Kombëtar në Tirane, duke na ofruar një vepër interesante.
Së fundmi do të projektohen disa filma, mes të cilëve "Ngjyrat e rinisë" mbi jetën e Umberto Boccioni, një nga piktorët më të mëdhenj të Lëvizjes Futuriste e "Enzo Ferrari".
Do të vazhdojë edhe këtë vit bashkëpunimi me ambasadën zvicerane në Shqipëri, që do të prezantojë më 22 tetor, një konferencë më parë në Shkodër dhe më pas në Tiranë të prof. Claudio Rossetti, drejtor i Fondacionit "Monte Verità " të Asconas, mbi temën "Monte Verità si vend takimi, i utopisë dhe avanguardës.
n.e/NOA
Â
Â
Â