English

Kapet në flagrancë një 14-vjeçar me motorin që i kishte vjedhur një 34-vjeçari

Librazhd, 15 tetor, NOA - Forcat e policisë së Librazhdit kanë kapur në flagrancë 14-vjeçarin me iniciale E.SH, lindur e banues në këtë qytet.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës në fshatin Zgosht, ai ka vjedhur në banesën e 34-vjeçarit Guri Shpata, lindur e banues në fshatin Zgosht të Librazhdit, një motor 100 CC, tip Knilon, pronë e tij.

Ndërkaq, forcat e policisë e kanë kapur të dyshuarin për vjedhje, E.SH, së bashku me motorin e vjedhur.

Nga ana e tyre u bë bllokimi në cilësinë e provës materiale i motorit të vjedhur, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Vjedhjes", e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE