Tiranë, 15 Tetor NOA - Është liruar para pak orësh nga ambientet e vuajtjes së dënimit Gëzim Gjoni, pasi kreu ditët e mbetura të dënimit të dhënë kohë më parë.
Lajmin e konfirmoi për agjencinë e Lajmeve NOA, Gëzim Gjoni i cili i tha gazetarit tonë se "kreva ditët e mbetura të dënimit dhe tani dua t'i rikthehem punëve të përditshme që kam".
Në edicionin e orës 18.00 do të ndiqni një intervistë të plotë me Gëzim Gjonin, dhënë për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA.
e.r/NOA