English

Makinat e vjedhura, Prokuroria e Përgjithshme, për një vit kthen 40 mjete tek pronarët e ligjshëm

Tiranë, 15 tetor NOA-Vetëm gjatë këtij viti, prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe italiane, ka kthyer në destinacionin e tyre 40 automjete të vjedhura të markave të shtrenjta, me pronarë shtetas të huaj.

Sipas komunikatës për mediat të këtij institucioni, në bashkëpunim me disa Prokurori në rrethe, tre makinat e fundit u kapën në Vlorë, Durrës dhe Kukës.

Automjetet ishin të tipit Automjeti tip BMË X5, Automjeti tip BMË X3, Audi Q7.

Automjeti BMË X5 i është kthyer shtetit anglez ,ndërsa dy makinat e tjera automjeti tip BMË X3,dhe Audi Q7 i janë kthyer shtetit italian.

Prokuroria e Përgjithshme do të vazhdojë aksionin për kthimin e automjeteve të vjedhura dhe sipas saj, shumë shpejt pritet të realizohet rikthimi i automjeteve të cilat prej kohësh qarkullojnë në Shqipëri, por që pronarët e ligjshëm gjenden jashtë saj.

m.i/NOA

KOMENTE