English

Meta: Raporti pozitiv, korrupsioni jo vetëm në Shqipëri po edhe në rajon, është fenomen

Tiranë, 15 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka vlerësuar pozitivisht sot progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, publikuar dje nga ambasadori i KE-së, Helmut Lohan.

Ndryshe nga opozitarët të cilët e kanë quajtur alarmante disa kritika të raportit, Meta është shprehur se ato janë sugjerime dhe do të shërbejnë si program pune për qeverinë dhe që duhet të realizohen sa më parë.

Ministri i Jashtëm, Meta theksoi se progres-raporti duhet lexuar me sy pozitiv edhe për faktin se në të Shqipëria vlerësohet si faktor paqeje në rajon, ndërsa jepen garanci për liberalizimin e vizave në mes të vitit 2010.

Ndërkohë që Meta është justifikuar si fenomen që ndodh në të gjitha vendet e rajonit, korrupsioni për të cilën raporti kishte një vërejtje të veçantë dhe për Metën Shqipëria nuk kishte si të mbetej jashtë vendeve të rajonit të cilat janë përfshirë nga korrupsioni. k.k/NOA

KOMENTE