English

Një kryq gjigant në mes të Shkupit provokon përkatësitë fetare maqedonase

Shkup, 15 tetor NOA-Një kryq gjigant i vendosur mbrëmë në sheshin e kryeqytetit maqedonas, ka shkaktuar reagime jo vetëm nga qarqet fetare të vendit por dhe qytetarë të përkatësive të ndryshme fetare.

Kryqi ishte vendosur në vendin ku do të ngrihet kisha ortodokse "Shën Konstandini", pikërisht në vendin ku ndodhet shtëpia e Nënë Terezës, tokë kjo e dhënë nga qeveria maqedonase.

 Qytetarët janë shprehur të shqetësuar dhe e kanë cilësuar si një provokim që i bëhet komuniteteve fetare maqedonase.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se nuk ka identifikuar ende autorët e këtij veprimi.

Edhe kisha ortodokse maqedonase është distancuar nga ky akt provokues duke hedhur poshtë pohimet se ata qëndrojnë pas këtij veprimi që ka nxitur reagime dhe provokime ndërfetare.

m.i/NOA

KOMENTE