Tiranë, 15 tetor NOA UPDATE-"Ftoj zotin Rama të autorizojë partinë e tij të marrë pjesë në parlament, pasi ai duhet të qëndrojë në lartësinë e detyrimeve që vijnë nga progres-raporti i Komisionit Evropian", me këto fjalë i është drejtuar sot pasdite në seancën e kuvendit të Shqipërisë, liderit të opozitës, kryeministri i vendit Sali Berisha.
Berisha ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për raportin por nga ana tjetër ai ka kërkuar që lideri i opozitës ta lexojë progres raportin në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin prej tij.
"U ndjeva i kënaqur kur sot zoti Edi Rama vlerësoi raportin por i bëj thirrje atij që të autorizojë partinë të hyjë në kuvend.
I garantoj atij se do të miratoj me konsensus propozimet që kanë të bëjnë me sugjerimet e raportit të OSBE/ODIHR", tha Berisha.
Më pas kryeministri ka vlerësuar rolin e opozitës duke e cilësuar kontribut të çmuar, por sipas tij është në të kundërtën e interesit të saj, bojkoti që i bën parlamentit, për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave të shqiptarëve.
Berisha ka garantuar se kjo gjë s'do të ndodhë por do të dëmtojë moralin e PS.
Kjo sdo ndodhë por është në dëm moral të PS.
"Unë i bëj thirrje zotit Rama të shqyrtojë në përputhje me raportin vendimin e tij dhe të PS ndaj parlamentit", ka ripërsëritur thirrjen kryeministri Berisha.
m.i/NOA