English

PS: Meta pak muaj më parë kundërshtoi paktin me Greqinë, sot e mbron atë

Tiranë, 15 tetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaka ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka bërë publik qëndrimin e liderit të LSI-së Ilir Meta në lidhje me marrëveshjen e kufijve ujor me Greqinë disa muaj më parë.

Sipas deputetes socialiste, para se Meta të krijonte koalicionin me Berishën ka mbajtur një qëndrim negativ dhe ishte kundër kësaj marrëveshje.

"Dua të sjell në vëmendjen tuaj qëndrimin zyrtar te LSI mbi mbi marrëveshjen e kufijve ujor me Greqinë, që sot kontestohet nga Partia Socialiste dhe nga opinioni publik" tha Xhaxhka.

"Vetëm pak muaj më parë LSI dhe Ilir Meta ka deklaruar se kjo është nnjë marrëveshje e fshehtë dhe grabitqare e nënshkruar nga Sali Berisha dhe qeveria e tij antikombëtare, Berisha sillet me Shqipërinë sikur të ishte prona e tij private, territoret ujore të vendit tonë nuk janë dhe nuk kanë për të qenë kurrë mjet pazari personal i Sali Berishës, Sali Berisha të bëjë urgjentisht transparente këtë marrëveshje të pistë antikombëtare, kjo marrëveshje i ngjan për nga përmasat marrëveshjes për shitjen e vendit nga Ahmet Zogu" tha XhaxhkaÂ

Sipas deputetes, sot Ilir Meta dhe Sali Berisha sillen njësoj.

"Sot edhe Ilir Meta është bërë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Për dyshen Berisha Meta, interesat kombëtare nuk ekzistojnë. Ato çka bashkojnë sot Metën me Berishën janë interesat e familjeve të tyre" përfundoj socialistja Xhaçka.

k.k/NOA

KOMENTE