English

Raporti i KE për Shkupin, reagon Athina: Së pari zgjidhja e emrit pastaj anëtarësimi

Athinë, 15 tetor NOA-Një ditë pas publikimit të raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë gjatë vitit 2009, kanë pasuar reagimet e Athinës zyrtare.

Së pari zgjidhje për emrin, pastaj anëtarësim në Bashkim Evropian, deklaroi zv/ministri i jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas.

"Zgjidhja e çështjes së emrit është kusht, që Greqia të mund të pajtohet me anëtarësimin e IRJM-së në BE", theksoi Druca duke e vlerësuar pozicionin grek në kontestin për emrin si "linjë të kuqe kombëtare".

Edhe mediat në Greqi kanë komentuar vendimin e KE-së për ti rekomanduar datë Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave.

m.i/NOA

Â

KOMENTE