English

Shqipëria humb thellë me Suedinë 4-1, ekipi kombëtar zhgënjen sërish tifozët

Stokholm, 15 tetor, NOA - Pas dy ndeshjeve të mira që ekipi kombëtar kishte zhvilluar nën drejtimin e trajnerit kroat, Josip Kuzhe, me Danimarkën dhe Portugalinë, shqiptarët ndiheshin optimistë se një gjë e tillë kishte për të ndodhur edhe në ndeshjen me Suedinë.

Por rezultati 4-1 në disfavor të kuqezinjve në fakt ishte një zhgënjim i radhës për ekipin e përfaqësueses tonë kombëtare.

Ky rezultat bëri që Shqipëria ta ketë edhe më të vështirë rrugën e saj në eliminatoret e radhës për kampionatin e ardhshëm botëror, pasi zbriti në vazon 5 dhe në këtë mënyrë, shorti do t'i përkojë me skuadra të forta.

Ndërkohë që nëse shënonte ndonjë pikë dje, ajo do ishte e favorizuar për eliminatoret e radhës, në mënyrë që gara e saj të ishte më e lehtë.

E ndërsa ka përfunduar keq rruga e Kombëtares shqiptare për eleminatoret e botërorit "Afrika e Jugut 2010" edhe Suedia nuk është kualifikuar.

n.e/NOA

KOMENTE