Lahore, 15 tetor, NOA - Gjatë 24 orëve të fundit Pakistani është goditur nga një valë e re dhune, ku persona të armatosur kanë sulmuar ndërtesa në të cilat janë vendosur forcat e sigurisë, ndërsa është shënuar edhe një sulm vetëvrasës në zonën veriperëndimore të vendit.
Sipas të dhënave nga mediat vendase, në Lahore janë sulmuar disa stacione policie dhe qendra e Agjencisë Federale të Hetimeve, ku së paku pesë persona kanë vdekur nga këto sulme, përfshi policë dhe sulmus, ndërsa nga sulmi vetvrasës në veriperëndim të vendit së paku tetë persona kanë humbur jetën.
Sulmet në Lahore, në qendër të provincës pakistaneze Punjab dhe në Kohat, në veriperëndim ndoqën një trajektore sulmesh destabilizuese, përfshirë mësymja në zyrat qendrore të ushtrisë, para një ofensive ushtarake të afërt kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Vaziristanin Jugor.
Persona të armatosur sulmuan gjithashtu edhe një qendër trajnimi të policisë në Lahore, por nuk kishte asnjë njoftim për viktima, ndërkohë që media njoftoi për një sulm të tretë në qytet. n.e/NOA
Â
Â