Uashington, 15 tetor, NOA - Një laptop që u ngjan makinave qepëse të dikurshme, të cilat nga lëvizja më këmbë e pedaleve arrinin të viheshin në punë.
Kjo është gjetja më e fundit për të ulur koston e laptopit, në mënyrë që ai të blihet edhe nga vendet që janë në zhvillim dhe s'mund të përballojnë dot kostot e larta të një laptopi normal.Ky do të jetë kompjuteri i parë i cili për punë shfrytëzon energjinë të cilën përdoruesi e krijon duke sjellë pedalet në tavolinën e cila është pjesë e konstruksionit.
Në të njëjtën kohë, kjo është parë edhe si një zgjidhje optimale për vendet që nuk furnizohen në mënyrë normale me energji elektrike e pse jo, ky laptop mund të jetë një zgjidhje ideale edhe për Shqipërinë.
n.e/NOA