English

Automjeti del jashtë rrugës duke ecur në autostradë, humbet jetën drejtuesi i mitur

Sukth, 16 tetor, NOA - Një drejtues automjeti ka humbur jetën ndërsa ishte duke udhëtuar në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Fermës së Sukthit, ndërsa viktima mësohet se është Ramadan Mani, 17-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore të Tiranës.

Ndër të tjera, hetimet bënë me dijeni se mjeti B.M.Ë, që drejtohej prej të miturit, ishte me targa të huaja TV 975268, me ngjyrë të verdhë dhe ka dalë nga rruga gjatë drejtimit të tij.

Viktima ka humbur jetën ndërsa po dërgohej në spitalin ushtarak të Tiranës për ndihmë mjekësore, por dëmtimet e tij kanë qenë tepër të rënda dhe prandaj ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.             Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE