Elbasan, 16 tetor, NOA - Pasi është kapur në pikën kufitare të Morinës, menjëherë ndaj të dënuarit për trafik lëndësh narkotike është realizuar ekzekutimi i vendimit gjyqësor që ekzistonte ndaj tij.
Burimet policore të elbasanit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se fjala është për 22-vjeçarin Devis Shurdhi, lindur dhe banues në Lushnjë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".
Gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 1 vit e 10 muaj heqje lirie për veprën penale të "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA