Tiranë, 16 tetor, NOA - Kryeministri Berisha ka marrë dy telegrame urimi nga homologët e tij të Lindjes së Largët, ai i Tajlandës dhe i Vietnamit, për rizgjedhjen e tij në këtë post.
Nga ana e tij, kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, i ka shkruar se "në emër të qeverisë dhe të popullit të Mbretërisë së Tajlandës, ka nderin t'i shprehë përgëzimet e tij të sinqerta dhe urimet më të mira për rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë.
"Unë jam i bindur se nën udhëheqjen dhe drejtimin tuaj me vlerë, marrëdhëniet e përzemërta mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen dhe prosperojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë", thuhet më tej në këtë mesazh.
Por të njëjtat fjalë ka shkruar edhe kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung.
"Unë thellësisht besoj që bashkëpunimi tradicional miqësor midis dy vendeve tona do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në frymën e interesit të përbashkët të popullit të Vietnamit dhe të Shqipërisë për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon dhe në botë", shkruan ai.
n.e/NOA
Â