Kopenhagen, 16 tetor, NOA - Kryeministri i Danimarkës, Lars La¸kke Rasmussen i shprehu kryeministrit Berisha përmes një mesazhi urimet e përzemërta për rizgjedhjen e tij dhe sigurimin për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Danimarkës.
Në mesazhin e tij, Kryeministri danez shprehet: "Me rastin e rizgjedhjes Suaj si Kryeministër, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për Ju dhe vendin Tuaj".
Duke shtuar ndër të tjera se prioriteti kryesor i politikës së jashtme të qeverisë së Danimarkës këtë vjeshtë është arritja e një marrëveshje ambicioze mbi klimën në Kopenhagen, në muajin dhjetor.
"Kjo është një sfidë e vështirë, por ne jemi të vendosur të punojnë drejt këtij qëllimi. Angazhimi në nivelet më të larta politike është i një rëndësie të veçantë. Ndaj unë pres me shumë padurim të bashkëpunoj me Ju dhe t'Ju takoj në COP 15 (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), në Kopenhagen", citon më tej kreu i qeverisë daneze në këtë mesazh drejtuar Berishës.
Ai ka pohuar ndër të tjera se pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Danimarkës në interesin më të mirë të dy vendeve tona.