English

Policia e Shkodrës vijon hetimet për plagosjen e kalimtares në vrasjen e 27-vjeçarit në Shkodër

Shkodër, 16 tetor, NOA - Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një kalimtare 31-vjeçare e plagosur prej një personi për motive të dobëta, ndërsa kalonin në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personi që ka mbetur i vrarë nga goditja me pistoletë quhet Olsi Curri, lindur dhe banues në Shkodër, ndërsa e plagosura është R.Pali, e cila ndodhej si kalimtare çasti në vendin e ngjarjes.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili kreu veprimet e duhura hetimore dhe proceduriale.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes si dhe zbulimi i autorit, i cili rezulton të jetë 25-vjeçari Alfons Fusha, lindur e banues në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të "Vrasjes me paramendim", "Plagosje nga pakujdesia" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit".

n.e/NOA

KOMENTE