Vlorë, 16 tetor NOA - Lëvizte në qytet i armatosur arrestohet nga policia një 24-vjeçar.
Mehmet Mehmeti, 24-vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Pavarësia" në Vlorë, është arrestuar sot nga policia është kapur në flagrancë, në afërsi të rrugës Trans-Ballkanike, Vlorë, me një arme zjarri pistoletë e tipit TT model 54 me një sasi prej 7 fishekësh të kalibrit 7.62mm.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një silenciator për armë zjarri luftarake me nr.29380 në trupin e saj.
Policia i ka komunikuar 24-vjeçarit masën e arrestit për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".
k.k/NOA