Tiranë, 17 tetor NOA-Marrëveshja e firmosur sot përmes komisioneve shtetërore të Kosovës e Maqedonisë është përshëndetur dhe nga qeveria shqiptare.
Përmes një deklarate për mediat të Â zëdhënëses së qeverisë Majlinda Bregu, thuhet se qeveria e cilëson këtë marrëveshje një akt historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas Bregut, qeveria e konsideron marrëveshjen e përcaktimit të kufijve mes Maqedonisë e Kosovës si mjaft të rëndësishme me anën e së cilës të dyja vendet japin një kontribut me vlerë për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
m.i/NOA