Shijak, 17 tetor, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor "4 Rrugët -Shijak", në afërsi të komunës Xhazotaj.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e Durrësit, viktima e këtij aksidenti quhet Denis Gjata dhe është 23-vjeç nga qyteti i Shijakut.
Bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar ndërsa drejtuesi duke drejtuar automjetin tip Seat veturë me targë BR 235 LY në aksin rrugor të lartpërmendur, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge duke goditur një shtyllë elektrike.
Nga ky aksident ka gjetur vdekjen vetë drejtuesi i automjetit, Denis Gjata.
Policia bën me dijeni se njoftimi gjithsesi është paraprak dhe po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale mëtejshme për të zbardhur ngjarjen.
n.e/NOA