Shkup, 17 tetor NOA-Ndryshe nga Kosova, politika maqedonase është dyshuese ndaj marrëveshjes së miratuar sot nga qeveria e Gruevskit me Prishtinën për përcaktimin e kufijve tokësorë.
Kryeministrit Gruevski i është dashur të sqarojë opozitën se nga kjo marrëveshje,
Maqedonia nuk humb asnjë milimetër tokë të territorit të saj me marrëveshjen e kufirit me Kosovën.
"Nuk ka asnjë arsye për asnjë lloj frike nga Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Kosovën.
Asnjëherë dhe me asnjë lloj çmimi do të nënshkruanim diçka që do të humbnim një milimetër, e jo më diçka më shumë nga territori i Maqedonisë", ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski.
Kryeministri theksoi se me marrëveshjen e kufirit me Kosovën mbyllet një çështje e rëndësishme politike dhe se ky vendim nënkupton stabilitet, ku asnjë palë nuk do të jetë humbëse.
m.i/(NOA-INA)