English

Fyerjet e Maradonës ndaj gazetarëve, FIFA nis hetimet për ikonën e futbollit argjentinas

 Buenos Ajres, 18 tetor NOA-"U kërkoj ndjesë motrave dhe nënave të Argjentinës, Uruguajit e gjithë botës, por jo gazetarëve për akuzat dhe fyerjet që kanë lëshuar gjithë këto vite ndaj meje.

Shumë prej tyre kanë dashur që Ekipi Kombëtar të mos kualifikohet për Kampionatin Botëror.

Për mua, kjo është kundër Argjentinës dhe është diçka që nuk mund ta fal", kështu ka deklaruar ylli i futbollit argjentinas, Diego Maradona, i cili rrezikon të dënohet nga FIFA për fyerjen që i bëri gazetarëve pas fitores ndaj Uruguajit.

Kjo fitore i hapi Argjentinës dritën jeshile për Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është shprehur se ndjehet i detyruar t'i kërkojë komisionit disiplinor të hapë çështjen ndaj Maradonës 48-vjeç i cili rrezikon të dënohet për së paku pesë ndeshje dhe të gjobitet.

Federata e Futbollit të Argjentinës, Julio Grandona ka deklaruar se Maradona njihet për temperamentin e tij dhe kjo masë merret qëllimisht ndaj tij.

FIFA është duke hetuar nëse komentet e Maradonës shkelin artikullin 58 të kodit disiplinor.

m.i/NOA

Â

KOMENTE