Phillip Island, 18 tetor NOA-Casey Stoner fiton për të tretën herë radhazi Cmimin e Madh të Australisë.
Në Cmimin e madh, Stoner ka mundur rivalitetin e dyshes pretendente për titull: Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo.
Piloti i Ducatit, ka triumfuar në betejën taktike me 1.935 sekonda ndaj kampionit të botës Rossi, në diellin e Phillip Island.
Rossi e ka kaluar finishin përpara Dani Pedrosës.
Spanjolli është tashmë i treti në klasifikim duke minimizuar në maksimum shanset për titull Lorenzo, i cili duke u nisur nga vendi i katërt në start, humbi kontrollin e motorit dhe është përplasur.
Në klasin 250cc, Marco Simoncelli, është shpallur fitues, kur kishin mbetur edhe 6 xhiro deri në përfundim, pas aksidentit të italianit, Roberto Locatelli, i cili ka mbetur i shtrirë në pistë, ndërkohë që për klasin 125cc, është spanjolli, Julian Simon, që ka fituar garën dhe kampionatin, pas një dueli dramatik me Bradley Smith.