English

Iran, kamikazi hedh veten në erë, vdesin 4 gjeneralë dhe 20 civilë

Iran, 18 tetor NOA - Një sulm terrorit ka shkaktuar vdekjen e katër gjeneralëve iranian.

Masakra ndodhi mëngjesin e sotëm ku mbeti i vrarë shefi i batalionit Al Qods të Pasdaranit iranian, gjenerali Nurali Shushtari si dhe tre gjeneralë të lartë mes tyre dhe Mohammad-Zadeh, komandant i forcave të provincës.

Sipas autoriteteve vendase sulmi që mendohet se ka pasur qëllime terroriste ndodhi në provincën e Sistan Balucistanit.

Mediat vendase raportuan se në momentin e sulmit, katër gjeneralët po udhëtonin në një makinë pasi ishin nisur për një mbledhje por u ka ndërprerë rrugën një kamikaz i cili u hodh në erë.

Veç gjeneralëve të vdekur, shpërthimi shkaktoi edhe 20 civilë të vrarë si dhe dhjetëra të plagosur të cilët ndodheshin në atë vend në momentin që kamikazi hodhi veten në erë.

k.k/NOA

KOMENTE