English

Itali, identifikohet shqiptari i masakruar

Bolonja, 18 tetor NOA/UPDATE- Identifikohet shqiptari që u masakrua mbrëmë me thikë në një lokal në Bolonja të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, mësohet se viktima është Ardit Murtaj 25-vjeç nga fshati "Tre vëllezër" në Vlorë.

Policia italiane bëri të ditur se i riu shqiptar u qëllua disa herë me thika nga persona ende të panjohur dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Hetuesit nisën punën për të zbardhur motivet e kësaj vrasjeje.

Sipas policisë, prishja e pazareve të drogës dyshohet të jetë një motiv i kësaj vrasjeje pistë kjo në të cilën policia ka përqendruar hetimet.

k.k/NOA
KOMENTE