Bolonja 18 tetor NOA - Një emigrant shqiptar është masakruar mbrëmë me thikë në qytetin e Bolonjas të Italisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën "Emilia Ponente" në Bolonja të Italisë kur një shqiptar emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është vrarë me thikë.
Sipas mediave vendase të cilat i referohen policisë italiane, shqiptari është parë nga disa persona të dalë nga një lokal dhe vetëm pak metra më larg është goditur me thikë nga disa persona ende të panjohur.
Nuk dihet nëse i riu shqiptar është konfliktuar me autorët apo këta të fundit i kanë zënë pritë atij.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje.
k.k/NOA