English

Kapet në Kakavijë një 21-vjeçar, dezertoi ushtrinë për të emigruar

Gjirokastër, 18 tetor NOA - Dezertoi shërbimin ushtarak për të emigruar në Greqi, kapet sapo vuri "këmbët" në atdhe.

Erjon Hysenaj 21-vjeç nga Tirana është kapur dje nga shërbimet e Stacionit të policisë Kufitare Kakavijë, pasi gjatë përpunimit në Sistemin TIMS, të shtetasve të kthyer nga Policia Greke si deportivë në Kakavijë, emri i tij figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim.

I riu ishte i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 19 maj të këtij vitit e ka dënuar atë me 4 muaj burg, për veprën penale të "Dezertimit nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak".

k.k/NOA

KOMENTE