Shkup, 18 tetor NOA-Marrëveshja e kufirit Kosovë-Maqedoni është ratifikuar mbrëmë në parlament në orët e vona të natës, pas një seri debatesh të ashpra për ligjin që përcakton vijën kufitare mes dy shteteve.
 Opozita maqedonase, LSDM dhe PLD, akuzuan qeverinë se me këtë marrëveshje, Kosovës i jepej një pjesë e territorit të Maqedonisë.
Sipas tyre një gjë e tillë është anti-kushtetuese dhe ata paralajmëruan se do të kërkojnë verifikim në Gjykatën Kushtetuese.
Por akuzat e opozitës u mohuan nga zyrtarët e lartë qeveritarë, si ministri i Jashtëm Antonia Milloshovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski.
Sipas tyre marrëveshja "sjell stabilitet në rajon" dhe se "asnjë milimetër nuk është dhënë nga toka e Maqedonisë".
Partitë shqiptare BDI dhe DR mbështetën marrëveshjen, duke thënë se ajo do të krijojë mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
m.i/NOA