English

Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë, qeveria Shqiptare përshëndet marrëveshjen

Tiranë, 18 tetor NOA - Qeveria shqiptare, nëpërmjet zëdhënëses së Qeverisë, Majlinda Bregu, përshëndeti dje marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Qeveria Shqiptare e quajti një akt historik marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

KOMENTE