Shkodër, 18 tetor NOA-Nderim e respekt figurës së njohur botërore, Nënë Tereza, një ditë para përvjetorit të gjashtë të lumturimit të saj nga Papa Gjon Pali II, ky ka qenë qëllimi i  vizitës së Zonjës së Parë Teuta Topi dhe zonjës Liri Berisha në Shkodër në shtëpinë e familjes së gruas trupvogël por me zemër të madhe.
Në kuadër të këtij evenementi u inaugurua dhe restaurimi i shtëpisë në lagjen Badra, nëpërmjet një fondi të qendrës "Rruga e Paqes" e drejtuar nga Merita Profka.
Zonja e parë Teuta Topi u shpreh se vepra e Nënë Terezës është mjaft e madhe.
Zonja Liri Berisha, u shpreh se ridimensioni i figurës së Nënë Terezës është mjaft i rëndësishëm dhe vendosja në vend e padrejtësisë së bërë ndaj saj duhet të jetë në plan të parë.
m.i/NOA