Beograd, 18 tetor NOA-Marrëveshja e kufijve mes Maqedonisë e Kosovës, për Beogradin do të thotë dëmtim i marrëdhënieve të brishta mes Serbisë e Maqedonisë.
Ka qenë sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, i cili ka deklaruar se çdo marrëveshje e firmosur midis Maqedonisë dhe Kosovës që ka të bëjë me kufirin është e pakuptimtë, pasi sipas tij Shkupi më herët ose më vonë rreth kësaj çështje do të jetë i detyruar të bisedojë me Beogradin.
"Demarkacioni dhe në përgjithësi firmosja e ndonjë marrëveshje zyrtare rreth çështjes së kufirit mund vetëm të dëmtojë marrëdhëniet e Maqedonisë me Serbinë", ka deklaruar Ivanoviç.
m.i/NOA