English

Pakti për kufirin me FYROM, Meta-Hysenit: Arritje shumë e madhe diplomatike

Tiranë, 18 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë si një "mesazh shumë të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë".

Sot, z. Meta pati një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës z. Skënder Hyseni, gjatë të cilës e uroi për këtë arritje të madhe diplomatike që afirmon më tej shtetin e ri të Kosovës dhe politikën e saj evropiane.

Nënshkrimi i aktit të vendosjes sÑ‘ marrÑ‘dhÑ‘nieve diplomatike mes RepublikÑ‘s sÑ‘ KosovÑ‘s dhe ish-RepublikÑ‘s Jugosllave tÑ‘ MaqedonisÑ‘, shihet nga politika dhe analistët si një fitore e rëndësishme jo vetëm për dy vendet por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Aktit i parapriu votimi në Parlamentin e Kosovës i cili dje ka ratifikuar marrëveshjen midis Kosovës dhe Maqedonisë për demarkimin e kufijve.

Ministria jonë e Jashtme, duke përshëndetur marrëveshjen e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, thekson se ajo bashkohet me deklaratën e Javier Solanës për pjekurinë, përgjegjësinë dhe respektin reciprok dhe e cilëson paktin, si kontribut i rëndësishëm për fqinjësinë e mirë, për një të ardhme të përbashkët evropiane.

I pyetur sot nga gazetarët, sa e konsolidon kjo marrëveshje pavarësinë e Kosovës, z.Meta u përgjigj:

"Ne e përshëndesim fuqimisht këtë marrëveshje midis Kosovës dhe Maqedonisë. Padyshim është një marrëveshje në interes të dyanshëm dhe akoma më tepër në interes të Kosovës, si një shtet i ri që po afirmohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare".

"Është një tregues mirëkuptimi midis dy vendeve, - vijoi z.Meta, - dhe një sinjal për stabilitetin afatgjatë në rajon".

f.sh/NOA

KOMENTE