"Edhe kësaj radhe kandidatët për kryetarë komunash nuk e kanë idenë se si duhet vepruar në mënyrë që elektoratin e mundshëm (ata që do dalin në zgjedhje sigurisht do ta bëjnë këtë vetëm e vetëm të shtyrë nga instinkti, asnjë arsye tjetër nuk do i çojë te kutitë e votimit) ta bëjë për vete në zgjedhjet e 15 nëntorit"
Ilir Sefaj
Zgjedhjet komunale në Kosovë po afrohen.. Garat për pushtetin lokal kanë filluar. Kush do të fitojë? Ai apo ky, ky apo ai?! Kjo ende është enigmë. Sidoqoftë një gjë tashmë veç dihet dhe është e sigurt; qytetarët e Kosovës edhe kësaj radhe po sikurse edhe herëve të tjera do të fitojnë; ama të ‘trashët e surles'!
Edhe kësaj radhe kandidatët për kryetarë komunash nuk e kanë idenë se si duhet vepruar në mënyrë që elektoratin e mundshëm (ata që do dalin në zgjedhje sigurisht do ta bëjnë këtë vetëm e vetëm të shtyrë nga instinkti, asnjë arsye tjetër nuk do i çojë te kutitë e votimit) ta bëjë për vete në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Ata kanë filluar një fushatë paraelektorale pa asnjë indic i cili do bënte që qytetari i Kosovës ta votonte një kandidat të mundshëm. Disa premtojnë gjëra të cilat jo vetëm që nuk mund të realizohen në realitet, mirëpo as imagjinata nuk i pranon si të tilla.
Kryetarët aktual si duket kanë harrura se duke rregulluar parqe në kohën kur filloi fushata parazgjedhore nuk fitohet edhe një mandat i dytë, e të tilla marifete në kohën kur qytetari i Prishtinës (i Kosovës) në këtë rast, mërdhin nga të ftohtit, kur dihet se ngrohtorja e qytetit vetëm plaçkit të parët, ndërsa për t'i ngrohur as që mërzitet fare.
Mua si qytetar të Kosovës katër gjëra do më bënin të dilja në zgjedhje; nëse njëri prej kandidatëve do të më premtonte se qyteti im nuk do vuante mungesën e ujit të pijshëm, rrymës, ngrohjes dhe shërbimeve efikase publike, vota ime do ishte për të. Mendoj se nuk kam kërkuar të pamundurën...
Si do që të jetë këtë paraqitje te shkurtër po e mbyll me rrëfimi për Drenin...
Dreni jeton në Prishtinë. Ai do të votojë më15 nëntor. Për kë nuk e di ende, por për Isa Mustafën... kurrë!
Dreni jeton në lagjen Kodra e Diellit. Aty është rritur, aty mendon të plaket, mbase. E do Prishtinën e në veçanti lagjen e tij, aty ka kaluar vitet më të lumtura të fëmijërisë së tij. Një gjë është brengosëse për Drenin, lagjja e tij po gjelbërohet..! Sa çudi, po gjelbërohet tani në fillim të dimrit, tani kur ngjyra e gjelbër mund të shihet vetëm në ekran në një film dokumentar të gjiruar në kohë pranvere.
Pikërisht kjo brengos Drenin, fakti se lagjen e tij do e gjelbërojnë tash kur ka filluar fushata paraelektorale dhe ka friken se fati i lagjes se tij do të mbetet vetëm një tentativë për gjelbërim, ngase punimet nuk do të kryhen deri sa të mbarojnë zgjedhjet, pastaj Zoti e di cili do jetë fati i këtyre fidanëve të mbjella në lagjen e Drenit.
Megjithatë edhe Dreni edhe lagjja, po edhe qyteti i tij në tërësi do ia bëjnë disi, zgjedhje do organizohen prapë në të ardhmen, sigurisht këto nuk kanë qenë të parat dhe nuk do jenë të fundit!
(*) Dërguar nga autori