English

Sulmi kamikaz mbi ushtrinë iraniane, shtohen tensionet me Perëndimin e SHBA

Teheran, 18 tetor NOA-Një atentat kamikaz ndodhi sot në juglindje të Iranit, në një qytet kufi me Pakistanin kundër Gardës së Revolucionit, ushtria ideologjike e regjimit iranian, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave, përfshirë gjashtë komandantë të gardës.

Rreth 40 të tjerë janë plagosur në sulmin më të përgjakshëm të viteve të fundit kundër Gardës së Revolucionit.

Garda e Revolucionit bëri përgjegjës "elementë të huaj" të lidhur me Shtetet e Bashkuara për atentatin e përgjakshëm duke theksuar kjo rrit paqëndrueshmërinë në juglindje të Iranit kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.

Teherani akuzon Shtetet e Bashkuara se përkrahin grupin "Jundollah" për të krijuar situatë të paqëndrueshme në zonë, gjë që Uashingtoni e përgënjeshtron.

"Dënojmë këtë akt terrorizmi dhe shprehim pikëllim për humbjen e jetëve të pafajshme. Akuzat për përfshirje të SHBA-së janë tërësisht të pavërteta", deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ian Kelly.

m.i/NOA

KOMENTE