English

Tepelenë, arrestohet një 35-vjeçar teksa vidhte në një mandër pjesë këmbimi

Tepelenë, 18 tetor NOA - Një 35-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia teksa vidhte në një mandër pjesë këmbemi.

Lulëzim Xhemali, i dënuar më parë për "Falsifikim dokumentesh" është kapur mbrëmë nga policia në vendin e quajtur "Angjesia Luftinjë", në rrethin e Tepelenës, rreth 50 metra larg nga rruga nacionale Memaliaj-Ballsh, duke vjedhur materiale të ndryshme në një mandër me pjesë këmbimi për automjete, pronë e shtetasit A.Z nga Tepelena.

Burime nga policia thanë se Xhemali kishte marrë sende të ndryshme si disqe hekuri, balestra hekuri, cilindra etj, ku vlera e tyre ishte rreth 700 mijë lekë të vjetra.

Mësohet se 35-vjeçari vidhte pjesë këmbimi për t'i shitur për skrap.

Ka qenë një telefonate të bërë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë nga një banor i fshatit Luftinjë që ka njoftuar për vjedhjen.

Banori i fshatit ka parë 35-vjeçarin të vidhte materiale dhe t'i ngarkonte ato në makinën e tij.

k.k/NOA

KOMENTE