Los Angeles, 18 tetor NOA-Në hetimet e policisë amerikane për të gjetur shkaqet e vdekjes së yllit të muzikës pop, Michael Jackson, është përfshirë dhe kujdestarja e fëmijëve të këngëtarit.
Sipas mediave të huaja, hetuesit po mbledhin prova pasi mësohet se ka pasur denoncime nga shoqëria e këngëtarit ndaj kujdestares që akuzohet se e ka ndihmuar Jackson me medikamentet mjekësore.
Grace Rwaramba, 42 vjeç, është personi që është denoncuar nga një mike e familjes së Jackson, Romonica Harris e cila e ka dërguar dëshminë e saj në polici duke thënë se Michael ka marrë më shumë barna se sa duhet.
"Grace i ka ndihmuar atij për t'i dhënë barna edhe pse ai ka refuzuar disa prej tyre. Megjithatë ajo ia ka dhënë ndonjëherë edhe pa dëshirën e tij", thuhet në deklaratën e Romonica-s.
m.i/NOA