Tiranë, 18 tetor NOA - Shmanget tarifa për vizën hyrëse drejt Turqisë.
Tashmë shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë tarifë nëse do të udhëtojnë drejt Turqisë.
Dy ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë komunikuar sot vendimin.
Ministri i Jashtëm truk Davutoglu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me homologun e tij Ilir Meta.
Ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku bënë publike dhe vendimin për heqjen e tarifës së vizës hyrëse drejt Turqisë.
"Turqia ka mbështetur aspiratat e Shqipërisë" deklaroi gjatë konferencës ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Ndërsa nga ana e tij, Davutogluo, theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi. k.k/NOA