Londër, 19 tetor NOA - Kryeministri britanik, Gordon Brown, ka deklaruar se duhet ë arrihet një marrëveshje për ngrohjen globale në samitin e Kopenhagës që zhvillohet në muajin dhjetor në të kundërt do të ketë pasoja katastrofike.
Deklarata e kryeministrit britanik, për ngrohjen globale është bërë gjatë një fjalimi i tij në Londër ku ai u shpreh se negociatorët kishin më pak se 50 ditë për të vendosur rrugën për planetin në 50 vitet e ardhshme.
Para përfaqësuesve të vendeve më të mëdha emetuese, Brown deklaroi se negociatat nuk po bënin mjaftueshëm një përparim të shpejtë.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve që të angazhoheshin direkt për të dalë nga kjo krizë.