Vlorë, 19 tetor NOA - Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Vlorës nuk është furnizuar me ujë të pijshëm.
Shkak është bërë një defekt në sistemin e furnizimit me energji elektrike, që ka bërë të pamundur përdorimin e pompave.
Sipas Drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Viron Hyso, qyteti nuk furnizohet me ujë që prej orës 03.00 të mëngjesit, dhe sipas tij shkak të një defekti që u shkaktua në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave, si pasojë e motit të keq.
Megjithatë kreu i ujësjellësit theksoi se po punohet për riparimin e defektit dhe pritet që deri në orët e pasdites Vlora të furnizohet me ujë të pijshëm.
k.k/NOA