English

Derdhja e ujërave të zeza në Lanë, nënshkruhet kontratë për përmirësimin e sistemit

Tiranë, 19 tetor NOA - Derdhja e ujërave të zeza në lumin e Lanës, bën që shpesh në qendër të kryeqytetit dhe në zonat përreth të përhapet një erë e rëndë fekalesh, sidomos në ditët kur ka reshje.

Për këtë shkak, sot, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe Zëvendëspresidenti i firmës Tokjo Engineering Consultants Co. LTD firmosën kontratën e shërbimit të konsulencës për projektin "Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve për Tiranën e Madhe".

Vlera e kësaj kontrate është 9.9 milionë euro ku parashikohet të realizohen projekti dhe supervizimi për fazën e parë, si dhe studimi i fizibilitetit për fazën e dytë.

Afati i kësaj kontrate është 12 muaj dhe i paraprin punimeve reale të ndërtimit me një vlerë prej 106 milionë euro financim i siguruar nga qeveria japoneze nëpërmjet JICA.

Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi falënderoi qeverinë japoneze për mbështetje që i ka dhënë këtij projekti.

Po ashtu, Olldashi shprehu bindjen se me përfundimin e këtij projekti do të përmirësohet ndjeshëm sistemi i kanalizimeve ne qytetin e Tiranës që sot derdhen në lumin e Lanës.

e.r/NOA

KOMENTE