"Figurat e ndritura të një kombi janë pasqyra më e mirë që një komb i prezanton shoqërisë së një bote demokratike dhe moderne duke ia ofruar këto, kombi njihet dhe konsiderohet si një komb që vlerëson dhe ruan me xhelozi dashurie figurat e tij kombëtare e shpirtërore, në këtë mënyrë edhe bota do ta kishte respektin dhe konsideratën e pakrahasueshme ndaj atij kombi"
Nga Gjon Keka*
Siç dihet kombet tjera i kushtojnë një rëndësi të madhe figurave te tyre kombëtare duke i ngritur ne piedestalin e tij me të larte, kombi Shqiptar gjatë gjithë periudhës së tij historike nuk ka arritur fare të konsiderojë dhe të vlerësojë figurat e tij te ndritura të kombit. Figurat që kanë një peshë kombëtare dhe ndërkombëtare duhet trajtuar në mënyrë të veçantë nga institucionet e kombit shqiptar si një vlerë e vyeshme dhe e madhe e traditës dhe kulturës së tij në përgjithësi. Figurat e ndritura të një kombi janë pasqyra më e mirë që një komb i prezanton shoqërisë së një bote demokratike dhe moderne duke ia ofruar këto, kombi njihet dhe konsiderohet si një komb që vlerëson dhe ruan me xhelozi dashurie figurat e tij kombëtare e shpirtërore, në këtë mënyrë edhe bota do ta kishte respektin dhe konsideratën e pakrahasueshme ndaj atij kombi. Një komb pa figura të tij të ndritshme dhe vlera kombëtare është një "karikaturë" që mbështetet në iluzione dhe përvetësim të të huajës. Apo një komb pa vlera është një shtëpi e krisur që shiu dhe bora e dëmtojnë dhe erërat e rrënojnë duke e destinuar drejtë humbjes totale dhe harresës së plotë të tij.
Sido që të jetë tani ka kohë që është aktualizuar çështja e kthimit të eshtrave të një ndër figurës sonë të ndritur kombëtare dhe shpirtërore Nënë Tereza, çështja e kthimit të eshtrave te kësaj figure të ndritur ka ardhur si rezultat se për të qenë pjesë e një botë demokratike dhe të qytetëruar duhet që të kesh edhe bazën e vlerave kombëtare dhe figurave të ndritura të tij. Kombi Shqiptar nuk ka ditur dhe nuk ka dashur që figurat e tij dhe vlerat e tij kombëtare dhe shpirtërore siç janë; Gjergj Kastrioti, Gjegj Fishta, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, Ismail Kadare si dhe figura të shumta kombëtare dhe shpirtërore t'i ruaj dhe t'i vë në piedestalin e tij më të lartë kombëtar, por ata i kanë mohuar, injoruar, duke u bazuar më shumë në linjat e rrënojave të perandorisë otomane, e cila kishte si qëllim të vetëm zhdukjen e plotë të elementit të identitetit origjinal dhe vlerave të kombit Shqiptar si dhe së fundi të kohës së egër të ideologjisë komuniste. Kjo në një mënyrë apo tjetër tregon se Kombi Shqiptar gjatë gjithë historisë së tij nuk arriti t'i shpërblej dhe ti nderoj e t'i vlerësoj në mënyrën e tij më të lartë figurat dhe vlerat e tij kombëtar e shpirtërore, por i la në mëshirë të fatit, i la larg realitetit historik dhe larg vendit të tyre të merituar, kështu që arritën kombe te tjera t'i konsiderojnë si vlera dhe figura të ndritura të historisë së civilizimit botëror.
Nënë Tereza si një vlerë dhe figurë e ndritur e kombit shqiptar u bë një ndihmëse për të varfrit duke e vë në praktikë fjalën e dashurisë ndaj të tjerëve dhe duke e dhuruar veten e saj në shërbim të dashurisë dhe së vërtetës. Angazhimi i saj për dinjitet pastaj përkushtimi i saj i madh ndaj të varfërve, kundër abortit, të sëmurëve etj, etj e bëri atë një shërbëtore të denjë dhe një misionare që bota do habitet nga mënyra e shërbesës së saj ndaj atyre njerëzve që kishin më së shumti nevojë për ndihmë dhe dashuri si dhe të vërtetën që t'i tregohet haptas. Derisa të tjerët e konsideronin Kalkutën një shkretin dhe një mallkim e fëlliqësirë, kjo për Nënë Terezën pÑ‘rbÑ‘nte sfondin e veprÑ‘s sÑ‘ saj tÑ‘ dashurisÑ‘ për tÑ‘ tjerët që kishin nevojë dhe që ishin në gjendje të mjerueshme. Disa njerëz të kulturës dhe artit botëror si dhe shkrimtar të njohur e përshkruan Kalkutën si një vend të krizës dhe mjerimit, si vend ku gÑ‘lon, kundërmon dhe jeton dhe bÑ‘het gjithnjÑ‘ e mÑ‘ shumÑ‘ e më e mjerueshme, pastaj ndër mÑ‘ tÑ‘ prishurit nÑ‘ botÑ‘, si një qytet pa tÑ‘ ardhme, qytet i vuajtjeve, i pashpresÑ‘ etj. etj. Pra ky vend i "botës së tretë" (si term ideologjik)dhe të varfër, e të dëshpërimit njerëzor, i sëmundjes, mjerimit, vdekjes, rÑ‘nies, i shokut kulturor etj u bë për Nënë Terëzën si një vend ku ajo do e realizonte qëllimin e saj të brendshëm të shërbimit të Zotit duke i shërbyer të tjerëve me dashuri dhe në këtë mënyrë që sado pak këtij vendi t'i kthehej dinjitetit i humbur dhe kuptimi në përgjithësi. Pra ishte kjo figurë e jona kombëtare e shpirtërore që habiti dhe tÑ‘rhoqi vÑ‘mendjen e botÑ‘s me anÑ‘t e shÑ‘mtuara tÑ‘ një vendi duke i dhuruar edhe jetën e saj vetëm e vetëm që ky vend të kuptoj dhe ta ndiej dashurinë dhe përkrahjen e Perëndisë së dashurisë, aty ku askush nuk dëshironte të dëgjonte, ajo u bë dëgjuese e Zotit dhe iu dhuruar Atij në shërbim ndaj të varfërve, të afërmve, të sëmurëve, duke shënuar kështu sado pak etjen e të braktisurve nga një botë moderne dhe e përparuar që nuk ka ndjenja dhe dashurinë për pjesën tjetër të botës që vuan. Të gjithë aktivitetin e saj, apo misionin e bazoj në këtë fjalë"jo suksesi por besnikÑ‘ria nÑ‘ besim Ñ‘shtÑ‘ e rÑ‘ndÑ‘sishme.
"Ndërkaq me rastin e kontributit të saj të madh për të mbrojtur dinjitetin njerëzor iu dha çmimi Nobel për paqe në vitin 1979 në Oslo të Noregjisë, duke e futur këtë figurë të kombit shqiptar në radhët e figurave më të ndritura të historisë së kombeve demokratike dhe civilizues. Me rastin e dhënies së këtij çmimi në një fjalim të mbajtur nga John Sannes, Nënë Tereza u vlerësua si vijon"ajo nxit paqen nÑ‘ mÑ‘nyrÑ‘n mÑ‘ rrÑ‘njÑ‘sore, nëpÑ‘rmjet pÑ‘rforÑ‘cimit tÑ‘ patjetÑ‘rsimit tÑ‘ dinjitetit njerÑ‘zor", ndërsa njerëz të tjerë që i dhanë rëndësi të madhe kësaj figure të kombit Shqiptar e tanimë edhe figurë e kulturës dhe civilizimit botëror janë të shumtë, p.sh ish-presidenti Francezë Jacque Chirac në lidhje me figurën e Nënës Terzë shprehet se "kjo mbrëmje, ka më pak dashuri, më pak dhembshuri, më pak dritë në botë. Ajo(Nënë Tereza) na lë një mesazh të fuqishëm, e cila nuk ka kufij dhe që shkon përtej besimit, ndihmës, dëgjimit dhe solidaritetit". Po ashtu edhe ish- kancelari Gjerman Helmut Kohl në lidhje me figurën e Nënës Terezë nënvizon se "ajo(Nënë Tereza) ka ndihmuar më të varfër e të varfërve, atyre u dha guxim për të jetuar me ndjenjën e të qenit me vlerë, Nënë Tereza do të mbeten e paharruar dhe do të jetë një shembull edhe pas vdekjes së saj".
Sidoqoftë tani këtë fillim shekull të ri kombi shqiptar duhet të fokusohet që figurat e saj kombëtare dhe shpirtërore t'i vlerësojë dhe t'i bëjë pjesë të historisë së kombit pastaj të civilizimit dhe identitetit të tij, ashtu që këto vlera të mëdha të identitetit tonë të jenë pjesë e titanëve më të mëdhenj të historisë së kombit Shqiptar dhe asaj botërore. Duhet cekur se bashkësia ndërkombëtare respektivisht Unionin Europian ka si qëllim të saj që të shoh realisht se në ç'segmente kulturore, identitare, dhe figurat e ndritura kombëtare e shpirtërore prezantohen dhe reflektojnë identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare Shqiptarët në përgjithësi. Ndërsa sa i përket çështjes së kthimit të eshtrave të Nënë Terezës, në atdheun e saj mendoj, se elita e kombit shqiptar është e vonuar në këtë drejtim, është dashur një përkujdesje më e madhe e kësaj figure të ndritur të kombit më herët dhe një vlerësim më i madh i të gjitha figurave kombëtare, tani është vonë, tepër vonë, Nënë Tereza e ka dhënë mesazhin e qartë në lidhje me këtë çështje se "me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi indiane, me besim murgeshe katolike, sipas thirrjes i përkas botes, por zemra ime i përket plotësisht zemrës se Jezu Krishtit. "Ndërsa tani e tutje elita intelektuale dhe politike e kombit shqiptar duhet të punojnë që figurat e tyre kombëtare që janë dhe që do vijnë t'i vendosin në vendin e merituar historik dhe t'ia prezantojnë botës civilizuese vlerat e kulturës së kombit Shqiptar, ashtu që bota të njoh kombin Shqiptarë si një komb që prodhon më shumë vlera dhe figura kombëtare e shpirtërore së çdo komb tjetër. Po kështu i hapet rrugë edhe vlerave që bota të shkruaj për figurat dhe vlerat tona kombëtare duke i radhitur ato ndër figurat më të mëdha të historisë botërore, ku në këtë mënyrë kombi Shqiptar do të kishte një pasqyrë reale në botën bashkëkohore në përgjithësi.
(*) Dërguar nga autori