English

Forumi për mbrojtjen e rajonit e botës, ministri Arben Imami niset nesër në Bullgari

Tiranë, 19 tetor NOA-Ministrat e Mbrojtjes së Evropës Juglindore dhe atyre të vendeve anëtare të NATO-s, ku bën pjesë dhe Shqipëria, do të kenë këtë javë një axhendë të ngjeshur për shkak të forumeve që do të organizohen në Bullgari dhe Sllovaki.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të niset nesër për një vizitë në Sofje të Bullgarisë ku do të zhvillohet forumi i mbrojtjes për vendet e Evropës Juglindore e pas tij, delegacioni shqiptar do të fluturojë drejt Bratislavës ku në datat 22-23 tetor zhvillohet forumi i mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

Në fokus të bisedimeve në forumin e Sofjes do të jenë disa çështje që kanë të bëjnë me forcimin e rolit të SEDM-it si forum i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe dialogut për sigurinë në rajon, adoptimin e rolit të SEDM-it në përputhje me ndryshueshmërinë e ambientit të sigurisë në rajon, përgatitjen e SEEBRIG-ut ( Komandën e të cilës aktualisht e ka Shqipëria) në kuadër të ndërhyrjeve të emergjencave civile, si dhe zgjerimin e kontakteve me organizma të tjerë ndërkombëtarë.Â

Çështjet që do të bisedohen në forumin e NATO-s do të publikohen nga NATO menjëherë pas mbarimit të tij.

m.i/NOA

KOMENTE