Buenos Ajres, 19 tetor, NOA - Ruajtja e pasurive të mëdha pyjore që po degradohen me kalimin e kohës në botë është qëllimi kryesor për të cilin është mbledhur dhe diskuton sot Kongresi Botëror i Pyjeve.
Ky kongres i cili do të zgjasë deri në 23 tetor po i zhvillon punimet e tij në fshatin La Rural afër kryeqytetit, Buenos Aires.
Mbi 5 mijë delegatë nga mbarë bota po diskutojnë gjatë sesioneve të këtij evenimenti të rëndësishëm për mjedisin në botë, mbi problemet e kësaj fushe.
Në këtë kongres po vazhdojnë të diskutohen se cilat do të jenë zgjidhjet për zjarret dhe prerjet masive të pyjeve, por gjithashtu edhe mbi problematikën e shtimit
të popullsisë.
Nga ana e tij, kreu i sektorit të Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Jacques Diouf,
pohoi gjatë këtij kongresi se problemi i pyjeve është por edhe në të ardhmen do të jetë një gangrenë e përhershme në rast se nuk i jepet një zgjidhje e menjëhershme.
"Shpresoj që të ketë investime të mëdha financiare për pasuritë pyjore të cilat po shkatërrohen në botë", - tha konkretisht ai lidhur me një fakt të tillë.
E ndërsa ky kongres është duke u zhvilluar, në pjesën veri-lindore të Australisë ka
pasur zjarre masive të pyjeve deri në qindra hektarë. n.e/NOA
Â
Â