Prishtinë, 19 tetor NOA-Korrupsioni në policinë Kufitare të Kosovës ka qenë fokusi i hetimit të Shtyllës së Krimit në Policinë e Kosovës, ku si pasojë e rezultateve tre mujore të tij janë arrestuar 12 punonjës, 10 policë e 2 rreshterë.
Mediat kosovare njoftojnë se pritet të dalë në një konferencë për gazetarët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremit Ahmeti i cili do të japë detaje më shumë mbi arsyen e arrestimit të efektivave të policisë.
Një prej shkaqeve të deklaruara deri tani, është dyshimi i kryerjes së veprës penale të kontrabandës me kafshë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e llojeve të tjera të kontrabandës.
Njëkohësisht ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
11 prej të arrestuarve janë shtetas të Kosovës të nacionalitetit shqiptar, dy të tjerët janë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb.
m.i/NOA