English

Kufiri Kosovë-Maqedoni, marrëveshja përshëndetet nga ambasada franceze në Shkup

 Shkup, 19 tetor NOA-Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Maqedonisë është përshëndetur dhe nga Ambasada e Francës në Shkup.

Përmes një komunikate për shtyp, kjo ambasadë e vlerëson pozitive marrëveshjen e caktimit të kufijve mes këtyre dy vendeve.

 ''Franca përshëndet këtë marrëveshje të përcaktimit të kufirit, shenjë kjo e pjekurisë dhe respektit të ndërsjellë që do të mundësojë një afrim në marrëdhëniet në mes dy vendeve fqinje dhe do të kontribuojë për përforcimin e kohezionit dhe stabilitetit të rajonit'', thuhet në komunikatë.

m.i/NOA

KOMENTE