English

Kufiri me Maqedoninë, fshatrat kosovarë pranë kufirit nesër protestë kundër marrëveshjes

Prishtinë, 19 tetor NOA-Fshati Debëllde, një prej fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë do të zhvillojë nesër një protestë kundër marrëveshjes së përcaktimit të kufijve që miratoi qeveria e Shkupit dhe ajo e Prishtinës.

Zona e quajtur "Kodra e Furrës" që llogaritet si pika më gjeostrategjike në mes kufirit Kosovë-Maqedoni, ende nuk është e qartë se në cilin territor do të kalojë me marrëveshjen për ratifikimin e kufirit mes këtyre dy vendeve.

Banorët e zonës kufitare shprehin shqetësimin se sipërfaqja prej 22 hektarësh e pronave private që u kalon në territorin maqedonas sipas marrëveshjes, janë tek kjo zonë.

KOMENTE