English

Ministria e Kulturës dhe artistët një nekrologji për shkrimtarin Dhimitër Xhuvani

Tiranë, 19 tetor NOA - Ministri i Kulturës dhe një grup shkrimtarësh dhe artistësh kanë nderuar sot shkrimtarin Dhimitër Xhuvani i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme pas një sëmundje të rëndë.

Ministria e Kultuarës në emër të shkrimtarëve dhe artistëve të njohur si Ferdinand Xhaferri, Dritëro Agolli, Dhimitër Anagnosti, Suzana Turku, Teodor Laço

Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Vladimir Prifti etj, ka lëshuar një nekrologji për shkrimtarin Xhuvani.

Më poshtë do lexoni nekrologjinë e plotë të shkrimtarin Dhimitër Xhuvani:

Â

Pas një sëmundjeje të rendë, në orët e para të ditës 19 tetor, ndërroi jetë në Tiranë Â shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti i mirënjohur Dhimitër Xhuvani.

Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë kulturën dhe letërsinë kombëtare dhe për ata mijëra lexues e shikues që kanë ndjekur me interes e vëmendje veprat e krijuara prej Dhimitër Xhuvanit gjatë gjithë jetës së tij.

Dhimitër Xhuvani u lind më 23 maj 1934 në Pogradec në një familje intelektuale.

Pas mbarimit të shkollës së mesme për mjekësi ka punuar për disa vjet me radhë në zonën e Librazhdit.

Më pas studioi në Moskë për letërsi.

Pas kthimit në Shqipëri, punoi në shtypin letrar pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Pas botimit të romanit "Tuneli" u dënua nga regjimi i kohës dhe u detyrua të punojë si punëtor në kantiere të ndryshme ndërtimi.

Me shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij.

Korpusit të tij krijues i përkasin një numër i madh tregimesh, novela, romane, drama, skenarë filmash artistikë etj.

Veprat e tij të para "Kambana e fundit", "Midis dy netëve", "Tuneli" etj. dëshmojnë për një shkrimtar që u vu në radhët e para të asaj plejade shkrimtarësh shqiptarë të cilët bënë përpjekje të shumta për të zhvilluar dhe emancipuar këtë letërsi, për ta zhvilluar atë më tej.

Xhuvani deri në fund jetës së tij i mbeti besnik kësaj prirjeje dhe iu për kushtua me  devocion dhe me të gjitha energjitë përparimit të saj.

Një kontribut të ndjeshëm ka dhënë Dhimtër Xhuvani edhe në fushën e dramaturgjisë dhe të kinematografisë kombëtare.

Skenarët e shumtë dhe mjaft të njohur e radhisin atë ndër emrat më të përmendur të shkrimtarëve që ndihmuan për zhvillimin e kinematografisë sonë.

Një nga skenarët më të njohur të tij, "I dashur armik", të cilin e realizoi në bashkëpunim të ngushtë me të birin, është pritur mjaft mirë edhe në festival e aktivitete prestigjioze ndërkombëtare.

Xhuvani kaloi një jetë të cilën ia kushtoi me devocion letërsisë, dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare.

Emri i tij do të kujtohet dhe do të nderohet gjatë së një nga emrat me kontribut të shquar në kulturën kombëtare.    Â

Â

KOMENTE