English

Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet dhe pushon dosjen për pasurinë e Fatmir Mediut

Tiranë, 19 Tetor NOA - Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për pasurinë e Fatmir Mediut.

Lajmin e bënë të ditur sot zyrtarisht për agjencinë kombëtare të lajmeve NOA, burime të Prokurorisë së Përgjithshme.

Deputeti dhe ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu ishte duke u hetuar më vetë nga dosja e parë "Gërdeci", ku akuzohej për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës kryer dy herë", një herë si ushtarak dhe një herë si ministër.Â

Hetimet për pasurinë e Fatmir Mediut u ndanë nga dosja hetimore së bashku me pjesën e trafikut të armëve, për të cilën prokuroria po heton për gjetjen e provave.

Prokuroria nisi hetimet e saj për të provuar të gjitha të ardhurat e ministrit, si dhe dyshimet e mundshme për trafikun e armëve mes vendit tonë dhe Afganistanit, akuzë e cila nuk u hetua drejtpërsëdrejti vetë Mediu.

Mësohet se pushimi i hetimeve u kryer pas emërimit të Fatmir Mediut si deputet i Legjislaturës së 18-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Më 14 shtator 2009, Gjykata e Lartë pushoi procesin gjyqësor në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, duke theksuar se ndjekja e tij penale nuk mund të vazhdojë për shkak të mandatit të ri të tij.

Në lidhje me këtë vendim të marrë nga ana e gjykatës, Prokurorja e Përgjithshme gjatë një deklarimi për mediat u shpreh, se gjykata është ajo që vendos.

"Qëndrimi i gjykatës është një koncept i normave kushtetuese", - ishte komenti i Ina Ramës që dukshëm përmbante mospajtim me atë vendim që i preu rrugën vazhdimit të hetimeve për Mediun.

e.r/NOA

KOMENTE