Athinë, 19 tetor, NOA - Qeveria e re greke e kryeministrit Jorgos Papandreu mori mbështetjen e parlamentit të vendit fqinj me shumicë votash.
Ndarja e këtyre të fundit ishte 160 pro (votat e PASOK) dhe 140 kundër që numërohen votat e opozitës për parlamentin e vendit fqinj me 300 vende.
Duke paraqitur objektivat e tij për qeverinë e re, Papandreu tha se dhe qeveria që ai drejton do të nisë menjëherë nga marrja e masave për të parandaluar deficitin e madh buxhetor, si edhe zbutjen e problemeve sociale që janë krijuar në Greqi vitet, por sidomos muajt e fundit.
"Duhet të kalojmë me kurajo krizën financiare, të ripërtërijmë ekonominë dhe të luftojnë korrupsionin. Do të jetë e vështirë, por unë jam optimist", mësohet të jetë shprehur Papandreu lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, qeveria që ai drejton do të përpiqet që të bëjë më të mirën e mundshme në 4 vitet e mandatit, para një ekonomie të dobësuar dhe një borxhi të lartë të shtetit. qind të prodhimit vendas.
n.e/NOA
Â
Â